VIDEO/ Tetë të vdekur nga shpërthimi i makinës në New Delhi
Të paktën tetë persona humbën jetën pasi një makinë shpërtheu në New Delhi. Ngjarja ndodhi në hyrje të stacionit të metrosë pranë Fortesës së Kuqe, një ish-pallat mogul dhe një atraksion i njohur turistik.
Mediat lokale raportuan se të paktën 11 persona u plagosën dhe se Mumbai ishte vendosur në gatishmëri të lartë pas shpërthimit.
“Dëgjuam një zhurmë të fortë dhe dritaret na u drodhën”, tha një banor, i cili nuk pranoi të identifikohej, për median NDTV.
Sanjay Tyagi, një zëdhënës i policisë së Delhit, u shpreh se shkaku i shpërthimit ende po hetohet. Ndërkohë, shërbimi zjarrfikës bëri të ditur se të paktën gjashtë automjete dhe tre motoçikleta u përfshinë nga flakët.
Në lidhje me ngjarjen, një raportim nga grupi “War & Gore” në Twitter shkruante: “Back to back car blasts reported near the Red Fort in New Delhi.”
