Mër. Tet 17th, 2018

“Tetori rozë”, mamografët e lëvizshëm vijojnë diagnostikimet falas

TIRANË, 13 tetor. – Në muajin e luftës kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoritë Rajonale Shëndetësore janë duke kryer diagnostikime të vajzave dhe grave me mamografët e lëvizshëm, në mënyrë që ky muaj të jetë jo vetëm sensibilizues por edhe parandalues. Kësaj here mamografët kanë ndaluar në qytetin e Tropojës për të garantuar shërbimin afër vendbanimeve si dhe diagnostikimin e kësaj sëmundje. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të mos neglizhojnë kontrollet e gjirit, të cilat janë falas.
“Në Tropojë po kryhen ekzaminimet falas, mos e neglizho kontrollin e gjirit! Vepro tani!”, shkruan Manastirliu./m.z/e.caushi/

Kategori