Die. Sht 23rd, 2018

Thaçi takon Medvedev: Marrëveshja me Serbinë do të sillte paqe afatgjatë

PRISHTINË, 9 Korrik//- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kërkoi sot kryeministrit të Rusisë, Dmitry Medvedev, që të vendoset një komunikim fillestar midis dy vendeve.

Gjatë takimit në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Thaçi zhvilloi një takim të shkurtër me kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev.

“Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona. Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u pajtuam se marrëveshja e mundshme  do të sjellë paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Thaçi në Facebook.

Avramopoulos:  Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të vonojë

Kreu i shtetit të Kosovës u takua gjithashtu edhe me Komisionerin e BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

“Komisioneri Avramopoulos më konfirmoi se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj me të drejtë presin lajme të mira për liberalizimin e vizave dhe se ato nuk do të vonojnë. Qytetarët e Kosovës me padurim presin që ky proces të përmbyllet, duke i hapur rrugë lëvizjes së lirë në zonën Shengen”,- thekson Thaçi./k.s/ j.p/

Lajme nga Vendi – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori