Theo Hernandez larg Al-Hilal? Juventusi & Como në garë

E ardhmja e Theo Hernandez, dy klube të Serisë A synojnë ta rikthejnë në Itali

E ardhmja e Theo Hernandez mund të jetë sërish në Europë, vetëm një vit pas transferimit të tij te Al-Hilal në Arabinë Saudite. Mbrojtësi francez nuk ka bindur me paraqitjet e tij të fundit në Botëror dhe ka përfunduar në qendër të kritikave pas ndeshjes së parë të kombëtares së Francës.

Sipas mediave italiane, 28-vjeçari dëshiron të rikthehet te një klub i madh europian, pavarësisht kontratës së konsiderueshme prej 20 milionë eurosh në sezon, që e lidh me Al-Hilal edhe për dy vite të tjera.

Në Serie A, Juventusi po monitoron situatën e tij dhe mund të ndërhyjë në rast se largohet Cambiaso. Interes për Theo ka shfaqur edhe Como, klub që e ka kërkuar më herët dhe mund të rikthehet në garë për shërbimet e tij.

Scroll to Top