Ministria e Jashtme i bën thirrje shqiptarëve në Iran
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë, rezidentë apo vizitorë në Iran, të cilët planifikojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes Turqisë, duke kaluar pikat kufitare tokësore Iran-Turqi, të kontaktojnë menjëherë Ambasadën shqiptare në Ankara.
Sipas njoftimit zyrtar, komunikimi paraprak me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara është i domosdoshëm për ofrimin e asistencës konsullore dhe për koordinimin me autoritetet turke përkatëse, në përputhje me udhëzimet e tyre.
MEPJ thekson se ky komunikim është i rëndësisë së veçantë.
Për nevojat e tilla dhe për çdo informacion shtesë, shtetasit shqiptarë mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Ankara:
- Telefona: +90 (534) 080 37 65, +90 (549) 561 19 85
- Email: [email protected]
MEPJ është duke ndjekur vazhdimisht zhvillimet në rajon dhe do të informojë në vijimësi qytetarët shqiptarë.
