Pre. Sht 21st, 2018

Tifozët e Liverpool e duartrokasin në parasezon, por Loris Karius nuk ndalon së bëri gafa (Video)

Liverpool zhvilloi dje përballë Çester miqësoren e parë për fazën përgatitore për sezonin e ri. Edhe pse kishte shumë pikëpyetje tifozët e “the reds”, ashtu si për të gjithë lojtarët e tjerë, dhuruar duartrokitje edhe për portierin Karius.

Kujtojmë që gjermani u ‘masakrua’ nga rrjetet sociale por jo vetëm për dy gafat në finalen e “Championsit” që i mundësuan Real Madridit fitoren.

Gjithsesi duartrokitjet e tifozëve nuk kanë mjaftuar që Karius të shmangë gabimet. Në një intervistë direkte që po bëhej para se të fillonte ndeshja, shihet portieri që bën një gabim elementar.

Kjo video është shpërndarë me shpejtësi në rrjet dhe si rrjdhojë janë shtuar akoma më shumë pikëpyetjet nëse Karius duhet të jetë portieri për sezonin e ardhshëm të Liverpool.

Përgjatë merkatos janë raportuar lajme se anglezët kërkojnë shërbimet e portierit shqiptar të Lazio Thomas Strakoshës por edhe të Roma-s, brazilianit Alisson.

Se çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë.

(e.k/InfoPasqyra/BW)

Kategori