Mar. Nën 20th, 2018

Tifozët pas gjysmëfinales, Kroacia në festë, Anglia në lot

Sfida mes Anglisë dhe Kroacisë ishte një ndërthurje ndjenjash të tifozërive të të dyja skuadrave. Ishte një ndeshje që dhuroi shumë emocione, por që u mbyll me suksesin e kroatëve që bënë historinë pasi për ta është hera e parë që luajnë në finalen e Botërorit.

Pas një ndeshje të luftuar që zgjati 120 minuta, tifozët kroatë shpërthyen në një festë jo vetëm në Rusi, por edhe në Zagreb.

Ndërsa në kampin tjetër te Anglia, trishtimi për këtë humbje ishte i madh,sidomos për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet në këtë ndeshje.

Në finalen e 15 korrikut, Kroacia do të luajë ndaj Francës, ndaj së cilës do të kërkojë revanshin për eliminimin në gjysmëfinale të botërorit 1998, ndërsa Anglia do të luajë me Belgjikën për vendin e tretë. Tifozët do të jenë sërish me skuadrat e tyre për t’i mbështetur deri në fund.

InfoPasqyra/tch

Sport – Top Channel

Kategori