Mër. Dhj 19th, 2018

Tirana 24 Hours/ “Bishat” zbresin në sheshin “Skënderbej” (Foto)

Tirana është kthyer jo vetëm në një destinacion turistik, por edhe një prej kryeqyteteve që mirëpret aktivitete të shumta sportive. Motosport Club Albania në bashkëpunim dhe me Bashkinë e Tiranës kanë sjellë edicicionin e dytë të “Tirana 24 Hours”, një gare unike në Europe me pjesëmarrës ndërkombëtar, e cila për 24 orë do të përshkruajë një itinerar rreth 900km off road.

Çelja e eventit në sheshin “Skënderbej” u përshëndet nga kreu i bashkësie Erion Veliaj, i cili u prezantoi edhe të huajve transformimin e Tiranës në vitet e fundit. “Një garë të re që nuk do e zëvendësojë garën tradicionale të Rally në të gjithë Shqipërinë, Rally Albania, por është një garë me 40 garues të cilët janë ose në motorr, ose në quad (makina e vogël e rërës), ose në fuoristrada 4×4 dhe do të bëjnë një garë të çmendur për 24 orë.

Kështu që për këtë risi unë mezi pres që të shoh feedback-un, të shoh atë që promovohet nga Tirana jonë. T’u urojmë të gjithë atyre sukses teksa eksplorojnë Shqipërinë në vetëm 24 orë. Për herë të parë në historinë e Tiranës kemi patur mbi 700 aktivitete në vit. Është hera e parë që kemi më shumë se dy aktivitete në ditë, në shumicën e ditëve”, tha Veliaj.

Në hapësirën e dedikuar fansave të motoçiklizmit në sheshin “Skënderbej”, të gjithë dashamirësit kishin mundësi që të njihen nga afër me garuesit dhe mjetet, si dhe nën shoqërinë e tingujve të një programi artistik kaluan një mbrëmje të bukur mes miqve të makinave dhe motorëve.

“Tirana 24 Hours” është një garë karakteri dhe durimi më shumë sesa garë shpejtësie, ndërkohë që relievi jonë e lejon organizimin e këtyre garave duke i bërë ato më interesante dhe të dashura për pjesëmarrësit.

InfoPasqyra/tch

Kategori