Hën. Gus 20th, 2018

Tirana Bank ndryshon pronarë, e blen Balfin Group

“Piraeus Bank S.A”. njofton se ka lidhur një marrëveshje me “Balfin Group” dhe “Komercijalna Banka,” për shitjen e aksioneve në filialin e saj në Shqipëri, “Tirana Bank”.

Lajmi konfirmohet nga vetë banka greke, përmes një njoftimi në faqen e saj online, ku bën me dije se shuma totale e marrëveshjes arrin në 57.3 milionë euro për 98.83% të aksioneve që “Piraeus Bank” ka pasur mbi “Tirana Bank”.

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se “Unicredit” ka vepruar si këshilltar ekskluziv financiar i “Piraeus Bank” për transaksionin.

InfoPasqyra/tch

Vendi – Top Channel

Kategori