Hën. Tet 15th, 2018

Tirana edhe në shërbim të PAK, Veliaj: Rampa në çdo trotuar

TIRANË,6 gusht/ATSH- I. Vata/ – Trotuaret e Tiranës do pajisen me rampa në shërbim të njerëzve me aftësi të kufizuara, ka deklaruar sot kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Të gjithë trotuaret në kryeqytet do të jenë të pajisura me rampa për personat me aftësi të kufizuara, për të siguruar lëvizshmërinë pa pengesë për këtë kategori.

“Tirana në shërbim të PAK! Po ndërtojmë rampa në të gjithë rrugët ku mungonin, në mënyrë që të lehtësojmë lëvizjen e çdo qytetari”, thekson Veliaj.

Gjatë ditës së sotme një rampë u vendos në Rrugën “Ismajl Qemali” pranë Kryeministrisë

Përmirësimi i infrastrukturës për njerëzit  me aftësi të kufizuara ka qenë një angazhim i kahershëm i kryebashkiakut Veliaj.

Që në kohën kur ai ishte në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale u angazhua për koordinimin e punës me të gjithë institucionet për të ndërhyrë në infrastrukturë për të lehtësuar lëvizjen dhe shërbimin e çdo qytetari./e.caushi/

Kategori