Tirana Slush’D 2025: Inovacioni Global në Shqipëri

Tirana Slush’D 2025, edicioni i dytë: Shqipëria në hartën e inovacionit global.

Pas suksesit të edicionit të parë, Tirana Slush’D rikthehet më 30 Tetor 2025, pranë Innovation Hub, Piramida, me edicionin e saj të dytë. Ky event, i fuqizuar nga Slush HQ Helsinki Finlandë, është një nga lëvizjet më të mëdha globale të startup-eve, që mbledh themelues, investitorë dhe inovatorë nga rajoni, Evropa dhe vendet Nordike.

Tirana Slush’D është një iniciativë e B Limitless Agency, përfaqësuese zyrtare e Slush dhe Junction Helsinki Finlandë për Shqipërinë. Përmes këtij eventi, synohet të krijohen ura bashkëpunimi që lidhin startup-et me investitorë dhe mentorë, si dhe të ndërtohen lidhje mes Ballkanit, diasporës, Evropës dhe vendeve Nordike, duke vendosur kështu Shqipërinë në hartën e inovacionit global.

Çfarë e bën të veçantë edicionin 2025?

  • Ky edicion do të mbledhë mbi 100 startup-e premtuese nga Shqipëria dhe rajoni.
  • Do të marrin pjesë investitorë europianë dhe nordikë.
  • Do të jenë të pranishëm përfaqësues të diasporës shqiptare.
  • Do të marrin pjesë aktorë kryesorë të ekosistemit vendas të inovacionit dhe teknologjisë.
  • 10 fonde ndërkombëtare të kapitalit sipërmarrës (VC) do të jenë të pranishme për të njohur, vlerësuar dhe investuar në startup-et më premtuese të rajonit.

Në këtë edicion, fokusi do të jetë tek themeluesit (founder-at), duke ofruar pitch-e, takime me investitorë dhe mundësi të kuruara rrjetëzimi.

Startup-it fitues nga juria ndërkombëtare e investitorëve do t’i jepet një çmim prej 300,000 €. Ndërkohë, 7 fituesit e pitch-eve synojnë të përfaqësojnë Shqipërinë, nën sloganin “Albania Now”, në Slush 2025 (19–20 Nëntor, Helsinki), mundësuar nga Eu4Innovation.

Fil Rouge Capital: kush janë dhe oferta e veçantë prej 300,000€ në Tirana Slush’D

Fil Rouge Capital (FRC) është një menaxher fondesh VC për fazat e hershme (pre-seed, seed, Series A), aktiv në Evropën Qendrore e Juglindore, me një portofol të gjerë dhe tre fonde të ngritura deri më sot. FRC ka njoftuar se po vjen në Tiranë me një mundësi investimi unike prej 300,000€ për një startup pjesëmarrës në Tirana Slush’D 2025.

Kush duhet të aplikojë?

  • Startup-e në fazë të hershme që kërkojnë feedback, mentorim dhe kapital.
  • Investitorë & partnerë që kërkojnë dealflow nga Ballkani dhe më gjerë.
  • Talente teknologjie & profesionistë produkti që duan të lidhen me themeluesit e radhës.

Pse ka rëndësi për ekosistemin?

Një event si Tirana Slush’D rrit densitetin e takimeve cilësore në një ditë të vetme: pitch-e të kuruara, qasje te investitorë ndërkombëtarë dhe ekspozim mediati, pikërisht ajo që u duhet themeluesve për të përshpejtuar raundet e para dhe partneritetet strategjike. Filozofia e Slush (“the most founder-focused event on earth”), e vërtetuar në Helsinki, tani po përkthehet edhe në Tiranë, për të dytin vit.

Scroll to Top