Hën. Dhj 10th, 2018

“Tirana” zgjedh Memën për të kaluar ngërçin

TIRANË, 13 tetor/ATSH-A Fortuzi/ – “Tirana” ka zgjedhur Ardian Memën për të larguar ngërçin që e ka kapluar në këtë fillim sezoni. Vendin e lënë bosh në stolin bardheblu nga Di Maria, trajneri që e solli Tiranën nga kategoria e parë në super ligë, do ta plotësojë një trajnerë që e njeh mjaft mirë ambientin.

Di Maria u shkarkua pas rezultateve negative të arritura në këtë fillim sezonin, ndërkohë që 48-vjeçari ka marrë përsipër përgjegjësinë e ringritjes së skuadrës bardheblu. Ish-lojtar i Tiranës së viteve 2000, pinjoll i një dinastie që i ka dhënë aq shumë futbollit bardheblu, Mema e ka të qartë se çfarë kërkohet te 24 herë kampionët.

Objektiv zyrtar janë Kupat e Europës. Në këtë drejtim aspekti teknik është tejet i rëndësishëm, ashtu si dhe largimi i presioneve që mund të has një trajner përgjatë sezonit. Gjatë konferencës për shtyp të lamtumirës me Di Marian, Presidenti Halili nxori në pah një tjetër problematikë, atë të ndërhyrjeve te trajnerit për formacionin. Përballimi i presionit te “Tirana” është një tjetër sfidë madhore për teknikun e ri, ashtu si dhe komponentët e tjerë të nevojshëm për të rikthyer “Tiranën” te suksesi./e.caushi/

Kategori