Die. Dhj 16th, 2018

Tiranë/ Kontrolle intensive, ndalohen 21 raste të tejkalimit të shpejtësisë

TIRANË, 10 nëntor/ATSH-A. Fortuzi/- Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet me radar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës për parandalimin e aksidenteve. Prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri në orën 02.00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar 21 raste të tejkalimit të shpejtësisë deri në dyfish mbi normën e lejuar.

Sipas policisë automjetet u kapnin me shpejtësi që varionin nga 150 km/h deri në 176 km/h, duke u kthyer në rrezik potencial për sigurinë e jetës, shkruan policia.

Policia e Tiranës ka edhe një apel të fortë për të gjithë ata që duhet të reflektojnë për jetën. “Mos fluturoni, por zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, se në rastin më të mirë ju pret policia, e ne rastin me te keq urgjenca”- thotë policia. /j.p/

Kategori