Mar. Tet 16th, 2018

Tiranë, zbulohen ambiente masazhi që shfrytëzoheshin për prostitucion; arrestohen 3 persona

Pas 7 muajsh hetimi, Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Extra Service”, ku në pranga ranë 3 administratorë qendrash masazhi që akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale H. D., 33 vjeç, A. M., 28 vjeçe dhe L. Q., 34 vjeçe, të tre banues në Tiranë. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç.

Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion vajzat e punësuara në to. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra.

InfoPasqyra/tch

Kategori