Pas deklaratës së Sali Berishës, ku ai pretendonte se Tom Doshi ishte arratisur, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.
Tom Doshi i është drejtuar Sali Berishës me fjalët: “O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpifur kundër meje. Nuk jam larguar, jam këtu, në mes të Tiranës duke pirë kafe me miq, jo mes paranojash. Nuk kam frikë, pasi nuk e kam vjedhur popullin si ti!”.
