Tommy Robinson Lirohet nga Akuzat për Terrorizëm

**Aktivisti britanik kundër islamit, Tommy Robinson, lirohet nga akuzat për terrorizëm, falënderon Elon Musk**

Aktivisti britanik me qëndrime kundër islamit, Tommy Robinson, u lirua të martën nga akuzat për kryerjen e një vepre penale sipas ligjeve kundër terrorizmit, pasi refuzoi t’i jepte policisë kodin PIN të telefonit të tij. Ai falënderoi miliarderin Elon Musk, i cili sipas tij, financoi mbrojtjen ligjore.

Robinson, 42 vjeç, i cili ka për emër të vërtetë Stephen Yaxley-Lennon, është shfaqur si një figurë kryesore për disa nacionalistë britanikë dhe një nga aktivistët më të shquar kundër emigracionit në Britani. Ai u ndalua nga policia në korrik 2024 gjatë kontrollit kufitar në terminalin e trenit të Tunelit të Kanalit, në Anglinë juglindore, ndërsa udhëtonte me makinë.

Prokurorët thanë në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster të Londrës, gjatë një procesi gjyqësor muajin e kaluar, se një oficer kishte ngritur dyshime për shkak të sjelljes së tij. Dyshimet lindën pasi ai po drejtonte një automjet të shtrenjtë, një Bentley ngjyrë argjendi në pronësi të një miku, dhe po udhëtonte drejt Benidormit, në Spanjën jugore, duke pasur blerë vetëm një biletë atë ditë.

Robinson dhe kolegët e tij iu sekuestruan telefonin dhe iu kërkua të jepte kodin e kalimit për ta zhbllokuar. Ai refuzoi, duke argumentuar se ishte gazetar dhe se telefoni përmbante materiale të cilat konsideroheshin të privilegjuara.

Gjatë dhënies së vendimit të tij të martën, gjykatësi Sam Goozee theksoi se duket se policia e kishte ndaluar Robinsonin për shkak të pikëpamjeve të tij politike, duke e konsideruar kështu ndalimin si të paligjshëm.

“Para së gjithash, faleminderit, Elon Musk… pse ishte e nevojshme që një biznesmen amerikan të luftojë për drejtësinë tonë këtu dhe për luftën tonë kundër akuzave për terrorizëm ndaj gazetarëve?” tha Robinson jashtë gjykatës.

Musk shpesh riposton mesazhet e tij në platformën X dhe u shfaq përmes një lidhjeje video në një tubim të fundit në Londër, i cili u organizua nga Robinson dhe mori pjesë rreth 150,000 njerëz. Para procesit gjyqësor, ai kishte deklaruar se Musk kishte paguar për mbrojtjen e tij.

Robinson pretendon se u shënjestrua nga shteti për ekspozimin e keqbërjeve, ndërsa kritikët e cilësojnë atë si një nxitës trazirash të ekstremit të djathtë, me një histori dënimesh penale. “Jam shumë i lumtur që gjykatësi ka dhënë një vendim kaq të fuqishëm tani që e thotë qartë – unë u shënjestrova për shkak të bindjeve të mia politike,” tha ai. “Në emër të qeverisë, policia antiterroriste më shënjestroi për të provuar të merrte akses në telefonin tim si gazetar.”

Scroll to Top