VIDEO/ Duel dramatik me 7 gola, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës
Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Jetmir Topalli, duket se po shfaq formë të shkëlqyer duke shënuar vazhdimisht në Ligën e Parë turke. Ai tundi sërish rrjetën në duelin dramatik kundër Pendiksporit, ku skuadra e tij, Serik Spor, pësoi humbje me rezultatin 3 me 4.
Miqtë shënuan 3 gola në pjesën e parë, duke mbyllur 45 minutat e para me shifrat 0 me 3. Megjithatë, Topalli arriti të ngushtonte rezultatin në 1 me 3 në minutën e 74-t, duke hapur rrugën drejt një barazimi të mundshëm, pas realizimeve të Montes dhe Cejlanit.
Pavarësisht se u mendua se ndeshja do të mbyllej në barazim 3 me 3, ishte Roxherio Turam, ai i cili në minutën e 93-të, i dhuroi fitoren Pendiksporit.
Për Topallin, ky ishte goli i tretë në 7 paraqitje me fanellën e Serik Spor, që prej huazimit në janar nga skuadra e Bandirmaspor.
GOLI I TOPALLIT: PANORAMASPORT.AL
