Tornado Adel godet Greqinë, dëme masive

Tornadoja “Adel” godet Greqinë

Greqia është përfshirë nga moti i keq. Stuhia ka goditur zona të ndryshme, ndërsa së fundmi tornadoja “Adel” ka përfshirë Finikoundën, duke shkaktuar dëme masive.

Mediat greke kanë publikuar pamje të pemëve të rrëzuara, dëmeve në banesa dhe shtyllave të rrëzuara. Sipas raportimeve, nuk ka persona të lënduar.

Disa zona janë përballur edhe me ndërprerje të energjisë elektrike. Në të njëjtën kohë, ka raportime për dëme në prodhimin bujqësor, të cilat ende nuk mund të vlerësohen plotësisht për shkak të fenomeneve të vazhdueshme.

Scroll to Top