Një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën si pasojë e një tornadoje që goditi departamentin Val-d’Oise, në veri të Parisit.
Një tornado ka prekur disa qytete në Val-d’Oise të hënën në mbrëmje, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për shkak të erërave të forta. Si pasojë, një person vdiq dhe katër u plagosën rëndë në komunën e Hermon.
Erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e pemëve, heqjen e çative të shtëpive dhe përmbysjen e tre vinçave ndërtimi.
Në vendngjarje po punojnë ekipet e shpëtimit, duke përfshirë 80 zjarrfikës, 50 oficerë policie dhe 20 personel të emergjencës mjekësore.
