Tornado shkatërron pjesë të Brazilit, pesë të vdekur e më shumë se 100 të plagosur
Të paktën pesë persona humbën jetën dhe 130 të tjerë u plagosën nga një tornado që shkatërroi një fshat në Brazilin jugor, në shtetin e Paraná, mbrëmjen e kaluar. Këtë e bënë të ditur autoritetet lokale.
“Mbrojtja Civile e Paraná me keqardhje njofton se pesë vdekje janë konfirmuar tashmë pas tornados që goditi komunën e Rio Bonito do Iguaçu”, thuhet në një deklaratë.
Një tornado i fortë goditi qytetin Rio Bonito do Iguaçu në Paraná, Brazil, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe pemë, si dhe duke shkatërruar shumë struktura. Dëmet sugjerojnë se ky tornado mund të ketë arritur intensitetin EF4.
