Mër. Nën 21st, 2018

“Toyota me 3.4 mln euro”, Balla: Basha shpifi dhe tani shmang gjykatën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u paraqit sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku javën e kaluar paditi kreun e PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me çështjen e akuzave për lidhjet me paratë e kapura në portin e Durrësit.

Në dalje nga ky institucion, Balla akuzoi edhe njëherë Bashën se ka shpifur për këtë çështje dhe se tashmë nuk paraqitet në gjykatë, për t’u përballur me fakte.

“Sot Lulzim Basha iu shmang sërish drejtësisë, duke mos u paraqitur në gjykatë, për të mbrojtur akuzat publike të bëra ndaj meje. Ai është justifikuar se ndodhet në Amerikë, për t’iu larguar drejtësisë ashtu siç bëri me padinë për rrugën Durrës-Kukës, por edhe çështje të tjera”, deklaroi Balla.

Më 24 qershor, në portin e Durrësit u kapën 3.4 milionë euro në dy makina Toyota, që vinin nga Belgjika. Tre ditë më herët, kreu i PD-së kishte akuzuar se paratë që po mbërrinin, kishin bekimin e Taulant Ballës, ndërsa ky i fundit reagoi duke e paditur për shpifje në gjykatë.

InfoPasqyra/tch

Aktualitet – Top Channel

Kategori