Mër. Dhj 19th, 2018

Trafikonte armë përmes postës, Prokuroria kërkon 12 vite burg

Një vit më parë një 33-vjeçar nga Shijaku u kap duke transportuar 3 armë zjarri kallshnikov përmes postës së DHL. Armët ishin vendosur në pako dhe do dërgoheshin në Angli. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 12 vite burgim për Saimir Cullhaj.

Arrestimi i tij nga policia u bë pasi gjurmë të gishtërinjve të tij u zbuluan në pakot postare në Rinas, brenda të cilave kishte pjesë të armës automatike kallashnikov.

Finalizimi i operacionit antitrafik të koduar “Delivery” ka çuar në pranga 32-vjeçarin nga Shijaku, i cili akuzohet se ka dërguar tre pakot me armë zjarri për në Londër.

InfoPasqyra/tch

Kategori