Tragjedi Alpe Franceze: 3 skiatorë vdesin nga orteku

Tragjedi në Alpet Franceze: 3 skiatorë humbën jetën nga orteku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Alpet franceze, ku tre skiatorë humbën jetën pasi u përfshinë nga një ortek në një zonë jashtë pistës.

Orteku preku gjithsej gjashtë persona, katër prej të cilëve ishin me një udhërrëfyes profesionist. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të shpëtimit, tre persona humbën jetën. Të gjithë viktimat ishin të pajisur me pajisje transmetuese për ortekë, sipas menaxherit të vendpushimit të skive.

Mediat raportojnë se rreziku i ortekëve në zonë është aktualisht shumë i lartë, ndaj skiatorëve u bëhet thirrje të qëndrojnë në zonat e sigurta dhe të pajisura me pajisje gjurmuese.

Më herët, shërbimi meteorologjik francez, Meteo-France, kishte paralajmëruar për rrezikun e mundshëm të ortekëve në këtë zonë. Si pasojë, shumë vendpushime skish në Alpet Franceze vendosën të mbyllin plotësisht ose pjesërisht aktivitetin e tyre.

Scroll to Top