Tragjedi Lezhë: Vdekja e djalit, nëna i jep fund jetës

Tragjedi në Lezhë: Nëna vetëvarret pas marrjes së lajmit për vdekjen e djalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar dhe nëna e tij kanë humbur jetën në interval kohor të shkurtër.

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra të Lezhës, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm të Lezhës.

Nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, dyshohet se pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, i ka dhënë fund jetës.

Ajo është gjetur pa jetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Scroll to Top