Tragjedi në Ankara: Vrasje familjare dhe vetëvrasje

Ankara: Burri vret nënën, gruan, vajzën dhe më pas veten

Një tragjedi familjare ka ndodhur në kryeqytetin turk, Ankara. Një 35-vjeçar, i identifikuar si Recep Cengiz, vrau me armë zjarri nënën e tij 57-vjeçare dhe vajzën 8-vjeçare në lagjen Keçiören.

Sipas informacioneve të bëra publike, R. Cengiz, pasi i la trupat e tyre në bagazhin e makinës, u nis drejt adresës ku banonte bashkëshortja e tij. Gruaja, me të cilën ai ishte në prag të divorcit, u vra gjithashtu nga ai. Pas kësaj, 35-vjeçari kreu vetëvrasje.

Mediat lokale raportojnë se R. Cengiz ishte liruar nga burgu me leje para ngjarjes.

Scroll to Top