Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Argjentinë, 13-vjeçari ndërroi jetë. Raportohet për disa të plagosur.
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të hënë në një shkollë në Argjentinë. Sipas raportimeve, një 15-vjeçar ka hapur zjarr në ambientet e brendshme të shkollës.
Si pasojë, një 13-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa të paktën tetë persona u plagosën. Autori i ngjarjes është arrestuar nga autoritetet.
Informacionet paraprake tregojnë se autori, 15-vjeçari, kishte fshehur një pushkë brenda një kutie kitare dhe hapi zjarr gjatë një ceremonie. Ai u arrestua pasi personeli i shkollës arriti ta çarmatoste.
