Tragjedi në Durrës: 23-vjeçarja humb jetën pas helmimit

23-vjeçarja në Durrës humb jetën pas konsumimit të lëndës helmuese

Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese në banesën e saj. Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, më datë 16.02.2026, shtetasja F. T., 23 vjeçe, banuese në Sukth, është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë.

E reja është transportuar më pas për mjekim të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), por pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

Scroll to Top