Tragjedi në Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur pas të shtënave me armë zjarri, policia jep detaje
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën mëngjesin e sotëm në Gjakovë.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi tjetër është dërguar për trajtim mjekësor.
Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia e Kosovës po kryen kërkime intensive për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë sqaron se:
- “Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri.
- Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij).
- Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
- Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes.
- Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.”
