E rëndë në Gjirokastër: Gjendet i vdekur një 21-vjeçar
Gjirokastër/ Më datën 28.11.2025, rreth orës 23:30, në lagjen “Granicë”, është gjetur pa jetë, në banesën e tij, shtetasi E. M., 21 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se 21-vjeçari i ka dhënë fund jetës me anë të vetëvarjes.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
