Tragjedi në Greqi: 2-vjeçari shqiptar sulmohet për vdekje nga pitbull

U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet e ëma e 2-vjeçarit shqiptar në Greqi

Nëna e vogëlushit shqiptar, i cili humbi jetën pasi u sulmua nga një qen pitbull në Greqi, ka rrëfyer momentet tragjike kur djali i saj ndërroi jetë brenda pak sekondash. Ajo shpjegoi se gjithçka ndodhi në më pak se 30 sekonda dhe fajësoi zhurmat nga aktiviteti i gjuetarëve në pyll, si fishkëllimat dhe të shtënat, për frikën që i shkaktuan pitbullit.

Robbie, nëna e Leonit, tregoi se qeni ishte shpëtuar nga bashkëshorti i saj dhe mbahej i lidhur me një zinxhir 10 metra në kopsht, pranë pyllit ku po zhvillohej gjuetia. Ajo tha se sapo ata hynë në shtëpi për të sistemuar pazarin, Leoni doli drejt qenit dhe ngjarja ndodhi menjëherë.

Nëna e vogëlushit theksoi gjithashtu se nuk kishte pasur asnjë shenjë paralajmëruese për rrezik nga pitbulli. Robbie hodhi poshtë raportet që qarkulluan, sipas të cilave ajo dhe bashkëshorti i saj janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

“Leoni ishte ëndrra e çdo nëne, fëmija më i ëmbël që mund të imagjinoni. Edhe njerëzit që nuk pëlqejnë fëmijët, e adhuronin Leonin. Ai ishte i dashur, i veçantë dhe i donte të gjithë, babanë, mua dhe familjen. Ai ishte një djalë i vogël i bukur, gjithmonë i qeshur, plot gëzim. Adhuronte kafshët tona, macet, kuajt, qentë dhe pitbulli nuk kishte qenë kurrë problem deri atë ditë tragjike. Dëgjohej fishkëllima, kishte zhurma armësh. Besoj se kjo e frikësoi qenin. E gjetëm të shtrirë në tokë. Dukej sikur ishte kafshuar vetëm një herë. Ambulanca e mori Leonin dhe nxituan, por besoj se ishte tepër vonë. Mjekët e konfirmuan vdekjen sapo mbërritëm. Nëse do ta dija, s’do ta kisha lënë kurrë Leonin të luante me pitbullin. Ai ishte ushqyer, kishte pirë dhe kurrë s’kishte treguar agresivitet. Kur burri im e gjeti, qeni ishte shumë i dobët, ne e ushqyem dhe e zbutëm. Kemi dhënë deklarata, por policia nuk na ka njoftuar për procedura penale. U shpjeguam se qeni ishte i lidhur dhe i kujdesur. E para që dëgjuam ishte vajza jonë që hyri dhe tha: ‘Leonin e ka kafshuar pitbulli’. Kur dolëm, Leoni nuk po lëvizte. Ishte vetëm një kafshim, por kurrë s’e mendon dot se mund të marrë jetë”, tha e ëma.

Si ndodhi ngjarja?

Tragjedia ndodhi në ishullin grek Zakynthos, ku familja jetonte prej disa vitesh, pasi u zhvendos nga Andover, Hampshire. 2-vjeçari Leon Dulia u sulmua për vdekje pak pasi ishte kthyer nga pazari me nënën dhe babain e tij. Sipas të ëmës së vogëlushit, gjithçka ndodhi brenda më pak se 30 sekondave dhe prindërit e tij fajësojnë zhurmat nga aktiviteti i gjuetarëve në pyll, si fishkëllimat dhe të shtënat, që frikësuan qenin pitbull.

Scroll to Top