Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 10 të tjerë janë plagosur pasi një autobus pasagjerësh shpërtheu në flakë në autostradën Jaisalmer-Jodhpur, në shtetin indian të Rajasthanit.
Autobusi, që transportonte 57 pasagjerë, u përfshi papritur nga flakët gjatë udhëtimit.
Sipas dëshmitarëve, fillimisht u vu re tym nga pjesa e pasme e automjetit. Shoferi ndaloi autobusin në anë të rrugës, por brenda pak minutash i gjithë autobusi u përfshi nga flakët.
Të plagosurit janë shtruar në spitale. Numri i viktimave ka arritur në 20, dhe kërkohet testi i ADN-së për identifikimin e disa prej tyre.
Informacionet paraprake sugjerojnë se shkaku i zjarrit ka qenë një qark i shkurtër elektrik.