Tragjedi në Indonezi: 16 të vdekur nga zjarri në azil pleqsh

Një zjarr në një azil pleqsh në ishullin indonezian Kelibia ka shkaktuar vdekjen e gjashtëmbëdhjetë personave dhe plagosjen e tre të tjerëve, sipas një deklarate të dhënë sot nga një zjarrfikës për agjencinë AFP.

“Kemi 16 persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur, të cilët kanë pësuar djegie”, tha Jimmy Rotinsoulou, duke iu referuar tragjedisë që ndodhi të dielën në mbrëmje në Manado.

Shumë nga viktimat u gjetën brenda dhomave të tyre. “Ishte mbrëmje, kështu që me shumë mundësi të moshuarit po pushonin kur shpërtheu zjarri”, shpjegoi ai.

Autoritetet nxorën shpejt 12 persona të gjallë, të cilët u transportuan në një spital aty pranë, shtoi Jimmy Rotinsoulou.

Zjarret vdekjeprurëse nuk janë të rralla në Indonezi, një arkipelag i Azisë Juglindore që përfshin më shumë se 17,000 ishuj.

Më herët gjatë këtij muaji, një zjarr në një ndërtesë apartamentesh shtatëkatëshe në kryeqytetin Xhakarta la 22 të vdekur. Në vitin 2023, të paktën 12 persona vdiqën në pjesën lindore të vendit pas një shpërthimi në një fabrikë përpunimi nikeli.

Scroll to Top