Një tjetër tragjedi ka ndodhur në Itali, ku dy alpinistë kanë humbur jetën si pasojë e një orteku.
Dy alpinistë kanë ndërruar jetë pasi u goditën nga një ortek në zonën malore Valdidentro, në rajonin e Lombardisë në Italinë veriore. Viktimat raportohet se ishin rreth moshës 20 dhe 30 vjeç.
Pavarësisht angazhimit të menjëhershëm të ekipeve zjarrfikëse dhe policisë për t’iu ardhur në ndihmë, ishte e pamundur të shpëtoheshin të rinjtë. Dy helikopterë u angazhuan menjëherë për të mbërritur në vendngjarje, por mjekët konfirmuan vdekjen e dy alpinistëve.
