Tragjedi në Itali: Shqiptar humb jetën në aksident automobilistik

Tragjedi në Itali/ Shqiptari humb jetën në aksident automobilistik

Një aksident automobilistik i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord në Itali, duke i marrë jetën një shtetasi shqiptar.

Sipas raportimeve të mediave italiane, një automjet i drejtuar nga një 32-vjeçar shqiptar është përplasur “kokë më kokë” me një kamion mbeturinash dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Dyshohet se përplasja ka ndodhur gjatë tentativës së shqiptarit për të parakaluar një automjet tjetër.

Forcat e policisë (karabinierët) dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të shpëtojnë 32-vjeçarin, i cili dyshohet se ka gjetur vdekjen brenda automjetit të tij të përfshirë nga flakët. Shoferi i kamionit ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Scroll to Top