Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Mirandolës, Itali, ku një burrë 86-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 89-vjeçare, dhe më pas ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga banesa ku jetonin.
Sipas informacioneve të para nga policia, gruaja vuante nga demenca prej kohësh. Dyshohet se bashkëshorti e ka mbytur, para se të hidhej nga kati i tretë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje pas raportimeve të banorëve për zhurma. Ata gjetën trupin e burrit poshtë pallatit, ndërsa gruaja ishte e vdekur brenda apartamentit.
Në bazë të hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja mund të jetë një vrasje-vetëvrasje e motivuar nga problemet shëndetësore të çiftit dhe gjendja psikologjike e burrit.