Tragjedi në Kanada: Grua shqiptare vritet nga bashkëshorti

Tragjedi në Kanada: Grua shqiptare, nënë e katër fëmijëve, vritet nga bashkëshorti.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brampton, Kanada, ku një grua shqiptare, 29-vjeçare dhe nënë e katër fëmijëve, është vrarë nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në një parking, ku burri ka qëlluar për vdekje Savannah Kullën. Pas kryerjes së krimit, ai ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes me një nga fëmijët e tyre, duke u larguar me automjetin e tij. Megjithatë, ai është ekzekutuar nga policia gjatë përpjekjes për ta arrestuar.

Ngjarja e kobshme ka tronditur komunitetin e Bramptonit. Hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë tragjedi familjare.

Scroll to Top