Tragjedi në Karolinën e Veriut: 3 të vdekur, 1 i plagosur

Tragjedi në Karolinën e Veriut: Të shtëna brenda një banese, 3 të vdekur dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Prospect Hills, në Karolinën e Veriut, ku të shtëna me armë zjarri brenda një banese lanë të vdekur tre persona dhe një të plagosur.

Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Caswell, një person u dërgua në spital me lëndime. Autori i dyshuar i të shtënave rezulton të jetë mes viktimave.

Autoritetet bënë të ditur se katër personat e përfshirë në ngjarje ishin mbi moshën 17 vjeç dhe i përkisnin së njëjtës familje.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë hetime për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Sipas autoriteteve lokale, nuk ka rrezik për publikun, ndërsa hetimet për shkaqet e tragjedisë vijojnë.

Scroll to Top