Nënë e bir, viktima të një zjarri në Maliq, përcillen sot për në banesën e fundit
Heshtja dhe dhimbja kanë mbërthyer qytetin e Maliqit pas tragjedisë së ndodhur ditën e djeshme. Nënë e bir, Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe, dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14 vjeç, humbën jetën si pasojë e asfiksimit nga zjarri që shkatërroi tërësisht banesën.
Gjendje të rëndë shëndetësore paraqet vajza 6-vjeçare, Nefeli Hazisllari, e cila aktualisht ndodhet në terapi intensive në Pediatrinë e Tiranës. Ajo ka pësuar djegie në fytyrë dhe trup.
Të afërm të viktimave kanë shkuar për ngushëllime në banesën e xhaxhait të fëmijëve, i cili ka hapur dyert e mortit, pasi banesa e vëllait të tij është shkrumbuar plotësisht nga flakët.
Nënë e bir do të përcillen për në banesën e fundit sot në orën 15:00.