Një fatkeqësi natyrore ka ndodhur në Meksikë, duke rezultuar në dhjetëra viktima dhe shumë persona të zhdukur. Një përmbytje e shkaktuar nga reshjet e dendura, e cila më pas çoi në një rrëshqitje të dheut, ka lënë pas 27 të vdekur dhe dhjetra të humbur. Si pasojë, shumë banesa dhe ura janë shembur.
Rajoni Hidalgo në Meksikën lindore ishte ndër zonat më të prekura, ku u raportuan 16 viktima. Mijëra shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar, dhe shumë rrugë kryesore janë bllokuar.
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, njoftoi angazhimin e qeverisë me 5,400 personel për të ndihmuar komunitetet, pastruar rrugët dhe shpërndarë ndihma. Gjithashtu, 3,300 ushtarë të marinës po marrin pjesë në evakuime dhe pastrimin e pasojave.
Në Puebla, guvernatori Alejandro Armenta raportoi të paktën nëntë të vdekur dhe pesë persona të zhdukur. Rreth 80,000 persona janë prekur nga moti i keq vetëm në këtë shtet.
“Askush nuk ishte i përgatitur për këtë,” tha një banor, duke përshkruar përmbytjen që arriti lartësinë e një metri e gjysmë dhe la gjithçka në gjendje të tmerrshme.