Tragjedi në Mirditë: 49-vjeçar humb jetën në Lumin Fan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në Lumin Fan i Vogël.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës, datë 20 tetor, teksa 49-vjeçari me inicialet M. K., banues në fshatin Ndërfushas, po kthehej drejt banesës së tij.

Sipas uniformave blu, viktima ka rrëshqitur në lumë dhe si pasojë e mbytjes ka ndërruar jetë.

Scroll to Top