Tragjedi në Pogradec: 48-vjeçari ndërron jetë pas konsumimit të fostoksinës
Një 48-vjeçar humbi jetën pasi konsumoi një substancë të ndaluar, e dyshuar si fostoksinë. Viktima u dërgua me urgjencë nga ambulanca e spitalit të Pogradecit drejt Tiranës, por ndërroi jetë gjatë transportit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Shkaqet që çuan 48-vjeçarin të ndërmerrte këtë akt nuk dihen ende. Trupi i tij është sjellë në morgun e spitalit të Pogradecit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Ndërkohë, policia po kryen hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
