Tragjedi në Selenicë: Zjarr në banesë, humb jetën një person i moshuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lapardha, të Bashkisë Selenicë. Një 85-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.
Mësohet se shkak i vdekjes së tij dyshohet të ketë qenë asfiksia nga tymi, pasi banesa e 85-vjeçarit është përfshirë nga një zjarr aksidental.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetime për të zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.
