Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë një ndeshjeje sportive mes dy shkollave në qytetin Liland, shteti Mississippi, SHBA. Katër persona kanë humbur jetën dhe të paktën 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas kryebashkiakut të qytetit, John Lee, ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës. Katër nga personat e plagosur janë transportuar me helikopter në spitale të zonës.
Deri tani nuk ka pasur arrestime të dyshuarish, ndërsa hetimet për rastin janë duke vijuar. Sulmi me armë ka ndodhur në një rrugë kryesore, ku qytetarët ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjen mes shkollës së Lilandit dhe asaj të Charlestonit.