Tragjedi në Vjenë: 4 shqiptarë humbin jetën nga rrëzimi i skelës

Tragjedi në Vjenë/ Një skelë bie, 4 shqiptarë nga Kosova humbin jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë, Austri. Sipas raportimeve të mediave austriake, 4 persona kanë humbur jetën në mënyrë tragjike si pasojë e një incidenti në vendin e punës, ku një skelë është rrëzuar.

Të njëjtat burime konfirmojnë se viktimat ishin me origjinë nga Kosova.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve, të cituar nga Klan Kosova.

Mediat raportojnë se janë identifikuar 3 nga viktimat shqiptare: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe një person i tretë me emrin Istref, mbiemri i të cilit nuk është konfirmuar ende. Viktima e katërt raportohet të jetë nga Bosnja.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur, por identiteti dhe vendi i tij i origjinës nuk janë konfirmuar ende.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë punimeve të hedhjes së betonit, ku skelat janë thyer dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër.

Scroll to Top