VIDEO/ Tragjedi në rajonin e ftohtë të Rusisë! Automjet bie në ujërat e lumit në Yakutsk, të paktën 3 viktima
Një tragjedi ka ndodhur në Yakutsk, qytet i njohur për temperaturat jashtëzakonisht të ulëta, ku një automjet me pasagjerë është përplasur dhe ka rënë përmes akullit të lumit Lena, pranë një zone ku hidhen ujëra të zeza.
Temperaturat në këtë rajon të Rusisë Lindore aktualisht arrijnë rreth -45 gradë Celsius, duke e bërë çdo incident në akull edhe më të rrezikshëm për jetën.
Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë humbur jetën, duke përfshirë një fëmijë të mitur. Pesë persona të tjerë janë dërguar menjëherë në spital për trajtim.
Autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe u bëjnë thirrje banorëve të kenë kujdes dhe të mos kryejnë kalime të pakontrolluara mbi akull.
Ekspertët e sigurisë theksojnë se këto “kalime të paautorizuara” mbi akull janë shumë të rrezikshme, edhe kur akulli duket i fortë dhe i qëndrueshëm. Rreziku i madh vjen nga pikat e shkrirjes së fshehur dhe rrjedhat e forta të ujit, të cilat mund të shkaktojnë thyerjen e papritur të akullit. Çdo vit, shumë persona humbasin jetën për shkak të nënvlerësimit të këtyre rreziqeve.
