Tragjedi në Zvicër: Zjarri vret dhjetëra në klub gjatë festave

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në natën e ndërrimit të viteve në Krans Montana të Zvicrës. Një zjarr i shpërthyer në klubin “Constellation” gjatë festimeve, ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave dhe ka lënë shumë të tjerë të plagosur.

Një nga viktimat e para që është bërë publike është Emanuele Galepini, një 16-vjeçar italian. I lindur në Xhenova dhe rezident në Dubai, Galepini ishte një talent premtues në golf. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Federata Italiane e Golfit.

Sipas mediave, telefoni i tij është gjetur në vendin ku janë transportuar kufomat e viktimave, të cilat po i nënshtrohen analizave të ADN-së për identifikim, pasi flakët kanë bërë të vështirë identifikimin e tyre.

Megjithatë, xhaxhai i djaloshit, Sebastiano Galepini, ka deklaruar për mediat se ende shpresojnë që Emanuele të jetë gjallë dhe ndër të plagosurit që janë dërguar me urgjencë në spitale.

“Për momentin Emanuele është ende në listën e të humburve dhe po presim rezultatet e ADN-së”, ka thënë ai, duke shprehur shpresën se të gjitha dyshimet për fatin e djaloshit italian, i cili kishte komunikuar për herë të fundit me familjarët në mesnatë për urimet e rastit, do të jenë të gabuara.

Scroll to Top