Tragjedi: Pengjet Izraelite Ekzekutohen pas Festës

Imazhe nga tunelet e Hamasit, pengjet izraelite festojnë pak para se të ekzekutohen

Në rrjetet sociale po qarkullojnë imazhe tronditëse të pengjeve izraelite. Pamjet e publikuara tregojnë momentet e fundit të pengjeve izraelite në tunelet e Hamasit, ku dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë Krishtëlindjeve të vitit 2023.

Pamjet u ndanë nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe në to shihen gjashtë pengje, burra dhe gra, duke festuar festën e quajtur “Hanukkah”. Sipas informacioneve, ata u ekzekutuan më vonë nga anëtarë të organizatës terroriste.

Ushtria izraelite ka publikuar edhe emrat e tyre, duke thënë se janë Hersh Goldberg-Polin, Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Almog Saroussi, Ori Danino dhe Alex Lobanov. Trupat e gjashtë pengjeve u gjetën në fund të gushtit 2024, brenda një tuneli.

Një postim në rrjetet sociale nga llogaria “RealPalestina(א”י) 🇮🇱 (@LollllllaJR)” shkruante: “Pamje të dhimbshme të zbuluara nga IDF tregojnë gjashtë pengje izraelite duke ndezur qirinj për Hanukkah në dhjetor 2023. Papritur më erdhi në mendje: sikur të ishin konvertuar, jetët e tyre do të ishin shpëtuar dhe ata do të ishin liruar. Asnjëri prej tyre – dhe asnjë nga pengjet e tjerë – nuk e bëri…”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”, mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Scroll to Top