Tragjedia në Crans Montana: Ambasada Zvicerane Reagon me Ngushëllime për Viktimat dhe Urimet për Shërim të Shpejtë të të Plagosurve
Ambasada zvicerane në Tiranë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Crans Montana, Zvicër, ku si pasojë e një zjarri në një lokal humbën jetën 40 të rinj dhe u plagosën rreth 115 persona.
Duke e cilësuar këtë si një nga tragjedittë më të këqija që ka përjetuar vendi, ambasada zvicerane në Shqipëri shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit.
Në fillim të këtij Viti të Ri, kujtojmë me dhimbje 40 të rinjtë që humbën jetën në zjarrin shkatërrues gjatë festimeve në Crans Montana, Zvicër. Siç deklaroi Presidenti i Zvicrës, kjo ngjarje përfaqëson “një nga tragjedittë më të këqija që ka përjetuar vendi ynë”.
U shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve të tyre dhe urime të përzemërta për shërim dhe rikuperim të shpejtë të të plagosurve. Gjithashtu, falënderojmë sinqerisht të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre.
