Mër. Dhj 19th, 2018

Trajneri i Kroacisë sulmon “Real Madridin”

TIRANË, 13 nëntor . -Në konferencën për shtyp para ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës, që mund të përcaktojë rënien në Ligën B të kroatëve, pati vend për polemika, mbi trajtimin që i bëri Reali futbollistit më të rëndësishëm kroat.

“Kur humbasin te Real Madrid, ia faturojnë fajin gjithmonë futbollistëve të huaj. Në fillim me Modriç e tani me Toni Kros. Kjo është mënyra e tyre. Luka Modriç ka shkëlqyer për një vit dhe është normale të mos shkëlqejë, por ai mbetet futbollisti më i mirë në botë aktualisht”, tha trajneri i Kroacisë, Zllatko Daliç.

Trajneri nënkampion bote me Kroacinë, zgjidhi të mos ironizojë direkt rivalët spanjollë, por e bëri këtë me Realin e Madridit, skuadra që furnizon me më shumë lojtarë trajnerin e La Roha, Luis Enrike.

/gj.mima/j.p/

Kategori