Die. Sht 23rd, 2018

Trajneri i Rusisë i nervozuar pas ndeshjes, kapet me gazetarin: Turp të kesh, je dhe grek

Trajneri i Rusisë, Stanislav Chercesov, nuk e ka përjetuar mirë eliminimin nga Botërori në çerekfinalen kundër Kroacisë. Pas ndeshjes ai është parë i nervozuar dhe për këtë arsye një gazetar e ka pyetur për arsyen.

Chercesov nuk është përmbajtur dhe i inatosur i është kthyer gazetarit: “Unë isha në emocion dhe nuk isha aspak nervoz. Ti je edhe nga Greqia, duhet të vijë turp që unë dëgjoj një pyetje të tillë nga grekët. Nëse do të ishe skandinav, do e kuptoja, por nga Greqia…”

Kujtojmë që Rusia e mbylli kohën e rregullt 2-2 me Kroacinë, por u detyrua t’i jepte lamtumirën Botërorit për shkak të penalltive, aty ku dalmatët u treguan më të saktë.

(InfoPasqyra/BW)

Kategori